×
  • Lajme
  • Lajme

    Pezullohet nga puna nipi i Jakup Krasniqit pasi rrahu sekretarin e MTI-së

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 13:08

    Djali i vëllait të Jakup Krasniqit, Arian Krasniqi zyrtarë i lartë për standarde dhe Cilësi të Turizmit në Departamentin e Turizmit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë është pezulluar nga puna për shkak të sulmit fizik ndaj sekretarit të kësaj ministrie Burim Rrecit.


    Në vendimin për pezullim të cilin e ka siguruar “Front Online” thuhet se Krasniqit i ndalohet hyrja në objektin e MTI-së deri në marrjen e një vendimi tjetër.

    Në pikën 3 të vendimit thuhet se pezullimi i Krasniqit behet me pagesë konform nenit 58 paragrafi 4 i Ligjit Nr.06/L-114 për zyrtarët publik.

    Në arsyetimin e vendimit të siguruar nga “Front Online” më tutje thuhet se pas paraqitjes së rastit disiplinor më datën 12.11.2019 nga u.d Drejtori i Departamentit të Turizmit z.Irfan Lipovica lidhur me sulmin fizik, përleshje e cila ka ndodhur në zyrën e sekretarit të përgjithshëm më 11.11.2019 nga nëpunësi civil Arian Krasniqi komisioni disiplinor është mbledhur më 15.11.2019 ka shqyrtuar rastin dhe ka vendosur në pajtim me ligjet ne fuqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!