×
  • Lajme
  • Extra
  • Extra

    Pikturat e mitrovicasit Kushtrim Istrefi pushtojnë Gjermaninë

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 16:55

    Tri qytete gjermane kanë pritur krijimtarinë e piktorit nga Mitrovica, Kushtrim Istrefi, veprat e të cilit u shfaqën brenda 3 muajve tek mijëra persona.


    Fillimisht qyteti i Kolnit u bë nikoqir i pikturave të tij, ku Istrefi ekspozoi ato më 28 shtator. Më 5 tetor më pas, Troisdorfi priti pikturat e tij, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkohë, vepra e piktorit mitrovicas u shfaq më 9 nëntor në Frankfurt dhe 7 ditë më pas u rikthyen në qytetin ku nisi fillimisht ekspozita – në Koln.

    Gjatë këtyre ditëve, Istrefi u vizitua edhe nga fytyra publike. Ka qenë i nominuari për kryeministër, Albin Kurti, i cili shkoi për të parë veprat e tij.

    Për këtë takim, Istrefi ka thënë se me Kurtin bisedoi për artin dhe pikturat e tij, dhe nevojën që artistët kosovarë të promovohen jashtë vendit.

    Sidoqoftë, Kushtrim Istrefi u lind me 22 dhjetor 1989 në Mitrovicë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme të artit e mbaroj në Odhise Paskali në Pejë me një sukses të shkëlqyeshëm.

    Gjatë studimeve në Universitetin e Prishtinës – Akademia e Arteve, diplomoi në dy drejtime, në atë të Pikturës dhe Skenografisë. Aktualisht në përfundim të punimit të diplomës master. Deri më tani ka qenë pjesmarrës në disa ekspozita individuale dhe kolektive mbrenda dhe jashtë vendit./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!