×
  • Lajme
  • Lajme

    Pjesëtarët e FSK-së pjesë e ushtrimit “LAUFER 21” në Kroaci

    Reporteri
    16 Maj 2021 | 18:08

    Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës nga data 16-29 Maj 2021 do të marrë pjesë në ushtrimin shumëkombësh të inteligjencës “LAUFER 21” në Republikën e Kroacisë, i cili ka mision promovimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale.


    Ky ushtrim është pjesë e ushtrimit “Immediate Response 21” në kuadër të ushtrimit ndërkombëtarë “Defender Europe 21”, udhëhequr nga Ushtria Amerikane për Evropë.

    Pjesë e këtij ushtrimi do të jenë NATO dhe vendet partnere të NATO-s dhe Ushtrisë Amerikane: Kroacia, Kosova, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Maqedonia Veriore, Sllovenia dhe Bosnja e Hercegovina.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!