×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet e Policisë

    Plagosen dy persona në Rahovec

    Reporteri
    19 Shtator 2023 | 20:23

    Një plagosje mes dy personave ka ndodhur pasditen e së martës në rrugën “Fadri Fazliu” në Rahovec.

    Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë për Gjakovë, Sheremet Elezaj.

    Dy të plagosurit janë dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Gjakovës shkaku i lëndimeve që i kanë marrë nga gjuajtja me armë.

    “Rreth orës 16:40, është raportuar se dy persona në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec ishin qëlluar me armë. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nga informacionet e para të marra është konfirmuar se dy persona, meshkuj të moshës madhore janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë të plagosur nga amë zjarri”.

    Ndërkohë, të përfshirë në rast janë edhe dy të dyshuar të tjerë. Pas një bastisjeje, Policia u ka gjetur gjashtë armë dhe municion.

    “Në ndërkohë në Stacionin Policor në Rahovec janë dorëzuar dy persona meshkuj të moshës madhore e që dyshohet se janë të përfshirë në rast. Lidhur me rastin është organizuar operacion bastisje ku janë konfiskuar gjashtë armë të ndryshme dhe municion”, deklaroi Elezaj.

    “Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!