×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Plagoset me armë zjarri një 19-vjeçar në Istog, transferohet për në QKUK

    Reporteri
    27 Maj 2025 | 8:52

    Një i ri dyshohet se është plagosur në orët e para të së martës në Vrellë të Istogut.

    Rastin për gazetën online Reporteri.net e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20 dhe i lënduari, një 19 vjeçar është transferuar për në QKUK. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

    “Rreth 02:20, policia është njoftuar nga emergjenca e spitalit që një person po trajtohet si pasojë e plagosjes. Ai tani gjendet jashtë rrezikut për jetë. Policia i është përgjigjur vendit të ngjarjes dhe rasti fillimisht është cilësuar si ‘Mbajtje nën pronësi, kontroll të paautorizuar të armëve”, ka thënë  për Reporteri.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!