×
  • Lajme
  • Lajme / Pamje

    Plagosje në Prishtinë, një person qëllohet me armë zjarri

    Reporteri
    11 Janar 2024 | 21:56

    Një person është plagosur me armë zjarri sonte në Prishtinë.

    Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Ajo ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15 në rrugën “Bajram Bahtiri”.

    “Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit.”, tha Ahmeti.

    Sipas Policisë, i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

    “Policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, tha Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!