Në pallton e saj të bardhë dhe me një stetoskop rreth qafës së saj, Imera I., 36 vjeçare, paraqet në llogarinë e saj në Facebook një tjetër foto ku tregon bukurinë me rrënjët kosovare para një kabineti për ilaçe, transmeton Reporteri.net.
Në një foto ajo paraqet një raft plot me libra mjekësorë për kirurgji, anatomi, gjinekologji dhe infermierisë. Një portal lajmesh i dedikoi gjithashtu një portret «Doktorit I.». Por Imera I. nuk është një mjeke e vërtetë, shkruan protali zviceran 20Minuten.
Përkundrazi, ajo thuhet se ka rrëmbyer disa fqinjë dhe të njohurit duke u paraqitur si një mjeke që ka nevojë për para.
Një nga viktimat është fqinji i saj, Georg G. *, të cilit Imera i detyrohet 212,000 franga. Në mars 2019, ai paraqiti një ankesë kundër Imera I. në policinë “Schaffhausen”, për mashtrim komercial dhe falsifikim dokumentesh.
Policia nuk komenton rastin për shkak të hetimeve. Për Imera I. aplikohet prezumimi i pafajësisë.
Ndërkohë, 20 Minuten tregon se kosovarja kishte falsifikuar edhe diplomën, duke ia kopjuar një personi. Këtë gjë e kishte konfirmuar Universiteti i Cyrihut.
Ndër të tjera, për kosovaren që jeton në Zvicër raportohet se mashtroi edhe persona të tjerë, përfshirë këtu edhe të dashurin.
Ndryshe, 20 Minuten zbuloi ditë më parë edhe një skandal me mashtrim, ku e përfshirë ishte reperja nga Kosova por që jeton në Zvicër, Loredana Zefi./Reporteri.net
Reporteri.net do t’ju sjell detaje të tjera dhe histori të tjera mashtrimi të kosovares.