×
  • Lajme
  • Lajme

    Plas grushti në Durrës! Ndërhyn policia, i riu iu shpëton nga duart, shkon me vrap drejt personit tjetër, nis sërish grushtimi

    Reporteri
    29 Gusht 2021 | 8:12

    Një sherr mes dy personash ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës. Në një video të publikuar shihet që në vendngjarje kanë qenë edhe dy efektivë policie, të cilët mundohen të vënë nën kontroll situatën.


    Por në një moment, njëri nga personat e përfshirë në sherr i ikën nga duart policëve dhe vrapon drejt personit tjetër, me të cilin fillon e përleshet me grushta. Policët shkojnë sërish për t’i ndarë dhe më pas i shoqërojnë të dy në komisariat.

    Nuk dihet se si ka përfunduar sherri mes tyre e nëse ka pasur ndonjë të shoqëruar në komisariat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!