Tash e disa ditë nëpër rrjete sociale po përflitet se plazhet në Shqipëri kudo kanë mbetur të zbrazëta, kinse shkaku i çmimeve të larta.
Për këto pretendime, sot ka dalë me reagim plazha “Sarajet Beach”, në Dhërmi, e cila ka publikuar edhe disa fatura, ku shihet se çmimet nuk janë ashtu siç po flitet.
“⚠️Në kundërshtim me thashethemet e ditëve të fundit, jugu i bukur i Shqipërisë ofron plazhe të mrekullueshme dhe ushqim të shijshëm me çmime të arsyeshme. Shikoni faturat tona të fundit për të parë vetë se sa e përballueshme është të shijosh parajsën me ne! Ju presim në @sarajetbeach 🫶🏻🌊”, thuhet në postim.
Në një prej faturave të publikuara shihet se një espresso kushton 1.50 centë, një shishe uji gjysmë litre 1.50, një birrë 3.50 centë derisa çadra e plazhit 15 euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.