×
  • Lajme
  • Lajme

    “Po gënjen”, “irracional”, çka thanë Kurti e Vuçiq për njëri-tjetrin pas takimit në Bruskel?

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 17:51

    Sot është mbajtur takimi i dytë në Bruskel ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë Vuçiq. Sikurse takimi i parë në kuadër të dialogut, edhe i dyti është përjcëllë me tensione gjatë kohës sa Kurti e Vuçiq kishin përballë njëri-tjetrin. Por edhe pas takimit, ata nuk u kursyen nga cilësime jo të mira për njëri-tjetrin.


    Ishte presidenti serb që foli i pari pas takimit. Në adresimin para medieve, ai e quajti “irracional” e kryeministrin Kurti kur u pyet për reagimin e ndërkombëtarëve pas takimit në Bruskel.

    “Është shumë e vështirë kur flet me njerëz irracionalë. Është shumë e vështirë. Ai thotë se ata nuk e kuptojnë që kishte krime nga të dy palët, ndërsa Serbia e kupton atë”, tha Vuçiq, përcjellë Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Tutje Vuçiq tha se Kurti është kthyer 150 vite prapa. “Njerëzit në BE nuk besojnë në ato që po dëgjojnë. Burri është kthyer në shekullin e 19-të. Siç mund ta shihni, unë jam i shqetësuar, nuk e di se çfarë do të bëjmë”, u shpreh Vuçiq.

    Ndërkaq kryeministri Kurti e quajti gënjeshtar Vuçiqin teksa fliste për një deklaratë të presidentit serb, i cili tha se pala kosovare refuzoi të pajtohet për për deklaratën ku palët zotohen të përmbahen nga veprimet që mund të krijojnë tenstione në terren.

    “Kjo është gënjeshtër. Pra, ai që ua ka thënë këtë… Ai po gënjen. Përkundrazi, ne kemi kërkuar që të futet edhe fjala paqe dhe stabilitet, jo vetëm siguri”, tha Kurti para gazetarëve në Bruksel. Ndryshe sot është mbajtur takimi i dytë ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit, i cili u përcollë me shumë tensione. Dialogu ka rifilluar muajin e kaluar nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!