×
  • Lajme
  • Lajme

    Po kërkohej nga INTERPOL-i, shtetasi i Maqedonisë së Veriut arrestohet në Prishtinë

    Reporteri
    10 Korrik 2024 | 10:11

    Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se i dyshuari po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i.

    Në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar është arrestuar i kërkuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje,” thuhet në raportin e policisë”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!