×
  • Lajme
  • Lajme

    “Po krijon Shqipërinë e Madhe”, Rama i ankohet Vuçiqit: Dënojeni ministrin tuaj

    Reporteri
    03 Tetor 2020 | 15:44

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratën e bërë nga Ministri i Mbrojtjes serb Aleksandar Vulin, i cili tha se Rama po përpiqet që të krijojë “Shqipërinë e Madhe”.


    Në këtë deklaratë, ministri serb i është referuar diskutimeve dhe marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen e dy qeverive Kosovë-Shqipëri ditën e djeshme.

    Ndërkohë, në reagimin e tij Rama i ka kërkuar presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç që nëse kjo deklaratë është e vërtetë, duhet të ndëshkojë ministrin.

    “Vucic, a është kjo e vërtetë apo është një meme që tallet me trurin e kulluar dhe gojën e ndyrë që e mbajti të gjithë rajonin tonë në errësirë për shekuj? Unë uroj shumë që të jetë një meme, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit të mjerë që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim“, shkruan Rama.

    Ministri Vulin ndër të tjera në deklaratën e tij thekson se nuk mund t’i ndalohet serbëve ajo që u lejohet shqiptarëve.

    “Duke deklaruar se porti i Durrësit do t’i përkasë Kosovës, Edi Rama vazhdoi me përpjekjet e tij për të krijuar një “Shqipëri të Madhe”. Si gjithmonë, Bashkimi Evropian do të qëndrojë i heshtur dhe nuk do të bëjë asgjë. Shiptarët lejohen të bashkohen dhe të kapin territoret e njerëzve të tjerë, por serbët nuk lejohen të bashkohen as në vendin e tyre.

    Kjo është një përsëritje e një gënjeshtre se “Shqipëria e Madhe” është një Shqipëri e natyrshme dhe Serbët e bashkuar në një shtet janë një kërcënim për paqen. “Shqipëria e Madhe” është një paralajmërim i një katastrofe të madhe, ndarja dhe shkatërrimi i shteteve dhe kombeve në Ballkan. Vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë “Shqipërinë e Madhe” dhe sa më shpejt të bashkohemi institucionalisht, aq më shpejt koha e paqes do të fillojë në Ballkan. Ju nuk mund t’i ndaloni serbët të bëjnë gjërat që u lejoni shqiptarëve”, shprehet Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin duke komentuar deklaratat e Ramës nga mbledhja me Kosovën

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!