Zyrtarët policorë të Kosovës janë penguar dje nga disa qytetarë në Zubin Potok, teksa po ndiqnin një kamion që kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se një person me veturën e tij ka goditur veturën e Policisë, shkruan Reporteri.net.
Për këtë incident nuk është raportuar për të lënduar e as të arrestuar teksa rasti vazhdon të hetohet.
“Zubin Potok (NN) 10.12.2020-17:26. Është raportuar se disa qytetar i kanë penguar zyrtarët policor derisa ishin në ndjekje të një kamioni i cili dyshohet kishte kaluar kufirin ilegalisht Serbi- Kosovë ndërsa një person tjetër i dyshuar i panjohur me veturën e tij e ka goditur veturën zyrtar e të PK-së. Nuk raportohet për lëndime në njerëz dhe as të arrestuar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.