×
  • Lajme
  • Lajme

    Po vazhdon mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së

    Reporteri
    17 Mars 2021 | 19:50

    Mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës është duke vazhduar.


    Ushtruesi i detyrës së Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj ka dalë nga salla për pauzë, mirëpo nuk është deklaruar për media.

    Kjo mbledhje ka filluar rreth orës 17:00, e që sipas Hoxhaj temë kryesore ka analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan kp.

    Ai ka bërë të ditur se kryesia e partisë nuk përkrah votimin e Vjosa Osmanit për kryetare të shtetit, por që ka lënë të kuptohet se një çështje e tillë do të diskutohet edhe sot.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!