×
  • Lajme
  • Lajme

    Podujevë: Arrestohet 62 vjeçari pasi vodhi para nga një furgon

    Reporteri
    30 Mars 2023 | 20:51

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Podujevë, i dyshuar për vjedhje.

    Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari B.S., dyshohet se ka vjedhur një sasi të parave nga një furgon i parkuar në rrugën “Nuhi Gashi”.

    “Sot nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes.” thuhet në njoftim përcjell Reporteri.net.

    “Ka qenë puna operative e hetimore e zyrtarëve policor, ajo që ( vetëm disa minuta pas raportimit të rastit), ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar, si dhe sekuestrimin e një shume të parave” thuhet në njoftim. /Reporteri.net/

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!