×
  • Lajme
  • Lajme

    Polica largon shiritat nga oborri i Klinikës Infektive

    Reporteri
    05 Korrik 2020 | 12:51

    Policia e Kosovës ka larguar shiritat që ishin vendosur për të rrethuar oborrin e Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.


    Që nga mëngjesi i sotëm, oborri i Infektives ka qenë i rrethuar me shirita të policisë, për të ndaluar hyrje-daljet e personave të paautorizuar.

    Përveç policisë, në hapësirat e QKUK-së kanë qëndruar edhe prokurori dhe hetuesit.

    Ndërkohë atje ka qenë edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

    Zemaj nuk e ka folur asnjë fjalë për ngjarjet e fundit në QKUK. Ai ka thënë se më vonë do të deklarohet.

    Brenda 24 orëve të fundit, në QKUK kanë vdekur 12 pacientë të infektuar me virusin COVID-19. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!