Njësitet elitare të Policisë së Kosovës në një aksion të ndërmarrë në tërë Kosovën, e i përqendruar kryesisht në veri të vendit, janë përballur me rezistencë, edhe të armatosur të serbëve lokal. Por, policët nuk janë zmbrapsur.
Policia e Kosovës edhe pse është përballur me rezistencë nga ana e serbëve në Zubin Potok, në aksionin e tyre për arrestimin e disa personave të përfshirë në kontrabandë dhe krim të organizuar, ka arritur që të kryejë aksionin me sukses.
Policia ka përdorur edhe shok-bomba e edhe është përgjigjur me të shtëna ndaj serbëve që kanë shtënë në drejtim të forcave të rendit.
Aksioni i cili ka filluar pak pas orës 6:00 të mëngjesit, pas disa orësh ka arritur që neutralizojë të gjitha pengesat dhe rreth orës 11:00 policët kosovarë me automjetet e tyre të blinduara kanë marrë nën kontroll të gjithë qytetin. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.