Vendosja e tyre u ofron siguri.
Andaj, në çdo aksion i cili është më rrezikshmëri të lartë apo të mesme, policët janë të pajisur me jelekë antiplumb.
Por, ata po dalin jo mjaftueshëm të sigurt, pasi që shumicës prej tyre i’u ka skaduar afati.
E tenderi për blerjen e tyre dështoi krejt pas dy vjet zvarritjesh.
Sipas Organit Shqyrtues të Prokurimit, tenderi i iniciuar nga Policia për antiplumbët, do të duhej të kthehej në ri-vlerësim.
E ish-drejtuesi i Policisë së Kosovës lidhur më këtë goxha fajtore po e lë OSHP-në.
“OSHP-ja ka vlerësuar që dhe ka shtyre këtë tender duke vonuar blerjen e tyre”
Gjithashtu i njëjti tregon rëndësinë e furnizimit me ta.
“Është jetike”.
Por, nga monitoruesit e procesit, kush është fajtor?
“Procedurat burokratike”
Kurse cilat janë pasojat që mund të kenë policët, nga përdorimi i antiplumbëve pa afat, por edhe mungesa e tyre?
“Janë 4 pika”
Policia e Kosovës në vitin 2021, përmes këtij tenderi kishte planifikuar që të blejë 600 copë jelekë antiplumb të brendshëm, 2 mijë e 300 antiplumb të jashtëm dhe 350 antiplumba taktik për Njësi Speciale./T7
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.