×
  • Lajme
  • Lajme

    Policët rrahin qytetarin edhe pas arrestimit, derisa i kishte duart e lidhura me pranga

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 15:53

    Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili kishte sulmuar një zyrtar policor.


    Sipas pamjeve të publikuara në Reporteri.net, shihet se policia u detyrua ta arrestojë këtë qytetar nën drejtimin e armës, pasi i njëjti refuzoi të dorëzohej.

    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Reporteri.net se i arrestuari ishte arratisur nga QKUK ku ishte dërguar për trajtim pasi ishte arrestuar një ditë më parë.

    Në disa pamje të tjera të publikuara, policia shihet duke përdorur dhunë ndaj këtij qytetari edhe pasi atij i ishin vënë prangat.

    Siç shihet në pamje, pas arrestimit të tij, policit që e arrestoi i vijnë si përforcim edhe dy policë të tjerë, të cilët ushtrojnë dhunë duke e goditur me grushte e në kokë.

    /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!