Zbardhja e vlerës së koeficientit i gëzoi, por edhe i hidhëroi njëkohësisht zyrtarët policorë të Kosovës.
Gjatë kësaj jave u proklamua se atyre iu është rritur paga, por po del se mbeti e njëjtë, e me raste edhe u zvogëlua, pasi shtesat për rrezik në punë iu hoqën.
Prej 7 kategorive sa ishin, ato janë reduktuar goxha, për çka paralajmërohet edhe dorëzimi i ankesave te Avokati i Popullit.
E 1 për qind e buxhetit vjetor të PK-së është ndarë edhe për orët e kujdestarisë, që nuk plotëson nevojat.
Në lidhje me këto pakënaqësi, Imer Zeqiri si kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, u ftua në takim nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, nga i cili mori garanci se sivjet rrogat nuk do t’u zbriten, raporton klankosova.
Rritja u premtua për vitin tjetër, kur edhe vlera e koeficienti pritet të rritet.
Ashtu si ftesën e Bislimit, Zeqiri ka gati një vit që pret thirrjen nga kryeministri Albin Kurti për kompensimin e policëve për shujta, transport, sigurim e pensionim të parakohshëm, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.