×
  • Lajme
  • Lajme

    Polici në Lipjan thotë se dikush ia ka postuar fotografinë me mesazhe kërcënuese në rrjete sociale

    Reporteri
    09 Korrik 2025 | 10:09

    Një polic në Lipjan ka raportuar se një person e ka postuar një fotografi të tij në rrjete sociale dhe ka shkruar mesazhe kërcënuese që lidhen me punën e tij.

    Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

    “Lipjan 07.07.2025, NN. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar policor, ka raportuar se një person i panjohur për të në rrjete sociale kishte postuar një foto të tij të përcjellë me disa mesazhe kërcënuese që lidhen me punën si zyrtar policor. Është iniciuar rasti dhe po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!