Një person është aksidentuar nga një zyrtar policor, sot gjatë ditës në lagjen “Dardania” në Fushë Kosovë.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka bërë të ditur se vozitësi i automjetit është një zyrtar policor, shkruan Reporteri.net.
Por, Gazeta Sinjali, raporton se polici që shkaktoi aksidentin është Bashkim Spahiu, drejtor i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës.
E Baki Kelani, ka njoftuar se personi i aksidentuar është dërguar me autoambulancë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetë.
Kelani ka deklaruar së me rastin po merren njësia e Trafikut Rajonal të Prishtinës, të cilët edhe kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes.
/Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.