×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia arreston 2 persona, dyshohet që morën pjesë në djegien e duarve të cigareshitësit

    Reporteri
    08 Dhjetor 2020 | 16:19

    Një ngjarje bizare ka ndodhur në një nga kafenetë e Prishtinës, ku një shitësi cigaresh iu lyen duart me një alkool të djegshëm dhe iu vu zjarri.


    Policia e Kosovës ka thënë për Gazetën Online “Reporteri.net” se aktualisht janë duke u intervistuar 2 personat e përfshirë në ngjarje dhe viktima.

    “Sa i përket ngjarjes në fjalë, policia është duke e trajtuar në koordinim të ngushtë me prokurorinë. Aktualisht personat e përfshirë më këtë ngjarje janë duke u intervistuar. Pas përfundimit të fazës fillestare të hetimit , do të njoftoheni me detaje.”, tha zëdhënësja Flora Ahmeti për Reporterin.

    Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar një video të momentit kur një cigarexhiu të njohur në Prishtinë, iu lyen duart me një alkool të djegshëm dhe iu vu zjarri.

    Cigarexhiu e përjetoi rëndë, duke u mundur t’i fikte e duke bërtitur, ndërkohë që ata që i vunë flakën qeshin dhe e tallnin.

    Siç edhe shihet në videon e siguruar nga gazeta, cigarexhiu vazhdon të ndjejë dhimbje dhe mundohet të shmanget nga tavolinat ku iu kurdis gjithçka.

    Të qeshurat, ndërkaq, vazhduan me disa sekonda dhe askush nuk e mori mundin ta qetësonte e as t’i ofronte ndonjë ndihmë cigareshitësit.

    Sidoqoftë, Gazeta Online Reporteri.net ka provuar të flas me disa dëshmitarë, mirëpo ka qenë e pamundur të kuptohet në cilën kafene ka ndodhur. Gjithçka dihet, është se është në një kafene tek rruga e njohur si “te kafetë e vogla”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!