×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia arreston hajdutin e shumëkërkuar, kishte kryer vjedhje në tërë Kosovën

    Reporteri
    11 Korrik 2019 | 10:30

    Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Fushë Kosovë është arrestuar një person i cili dyshohet të ketë kryer disa vjedhje në lokacione të ndryshme të Kosovës, shkruan Reporteri.net.


    Sipas policisë rastet kanë ndodhur në lokacione (dyshohet në gjithë territorin e Republikës së Kosovës) dhe periudha të ndryshme kohore, ku dyshohet se ka kryer (dhjetëra) vjedhje të rënda.

    Policia njofton se personi  i dyshuar: Ø H. mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës , pas përfundimit të procedurave nga ana e hetuesve të stacionit policor të Fushë Kosovës, është dorëzuar në stacionin policor në Prizren, saktësisht në qendrën e ndalimit për 48 orë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!