Policia e Kosovës ka arrrestuar personin e dyshuar për thyerjen e veturës në një parking në Prizren.
Personi i cili shihej në një video teksa theu xhamin e veturës dhe më pas vodhi një çantë, është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net, Florie Ahmeti, zëdhënëse nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës.
‘’Njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës kanë arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve. I dyshuari mban inicialet F.H ,30-vjeçar dhe është shtetas i Republikës së Kosovës. Pas përfundimit të procedurave nga ana e hetuesve të stacionit policor të Fushë Kosovës, është dorëzuar në stacionin policor në Prizren saktësisht në qendrën ndalimit për 48 orë’’, tha Ahmeti.
Në video shihet se hajni që thyen veturën, është i shoqëtuar edhe nga një person tjetër, i cili po e priste në veturë, dhe pas momentit të vjedhjes së çantës, ata bashkë ikin me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
I dyshuari kishte kryer dhjetëra vjedhje edhe më parë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.