Policia e Kosovës ka arrestuar një 19-vjeçar që ishte në kërkim si i dyshuar për dhunim, dhe një 18-vjeçar që ishte në kërkim për grabitje.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se i dyshuari për dhunim është arrestuar në shtëpinë e tij dhe se pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit prej dy vitesh, shkruan Reporteri.net.
Edhe i dyshuari për grabitje është dërguar po ashtu për vuajtje të dënimit prej një viti.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë zbatimin e urdhëresave të gjykatave për kapjen e personave të cilët nuk i janë përgjigjur thirrjeve ligjore. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë për identifikimin dhe kapjen e personave të kërkuar nga organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.