×
  • Lajme
  • Lajme / Flasin nga policia

    Policia arreston një të mitur në veri, u kap duke ngjitur pamflete që nxisin urrejtje

    Reporteri
    07 Korrik 2024 | 15:12

    Në orët e para të mëngjesit, Policia e Kosovës në veri ka hasur në një të mitur duke ngjitur disa pamflete.

    Veton Elshani, zëdhënës i policisë për rajonin e veriut tha për Gazetën Online Reporteri.net se rasti është iniciuar si “nxitje e urrejtjes”, ndërsa bëri të ditur se edhe katër persona të tjerë janë identifikuar.

    “Mbrëmë rreth orës 01.00 në mëngjes, një person është has duke ngjit disa pamflete që pas verifikimit ka sjell deri tek inicimi i rastit nxitje e urrejtes. Ky person me urdhër të Prokurorit është ndaluar dhe deri tani janë identifikuar edhe katër persona të tjerë”, tha ai për Reporteri.net.

    Sipas Elshanit, tre nga të miturit janë intervistuar dhe pritet që të intervistohet edhe një person tjetër, i pestë, krahas atij që është ndaluar pasi ishte kapur në flagrancë.

    “Tre nga ta janë intervistuar janë gjetë prova materiale që e mbështesin vepren nxitje e urrejtjes dhe momentalisht jemi duke punu në drejtim të asaj që të intervistohet edhe personi i 5-të në lidhje me këtë rast.

    Përpos personit të parë që është arrestu, 3 të tjerët pas intervistimit janë liru në procedurë të rregullt.

    Të gjithë personat e identifikuar apo të intervistuar (duke përfshir edhe të ndaluarin) janë të mitur”, tha Elshani për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!