Policia e Kosovës ka kryer sot një operacion bastisje në një shtëpi në Obiliq për kapjen e personave që po dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale.
Sipas një njoftimi të PK-së në këtë operacion është arrestuar një i dyshuar me inicialet M.Q.
Gjatë këtij aksioni, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushko-mitrolez M-7.92, një magazinë të fishekëve, rreth 617 fishekë, 2 radiolidhje, tri thika, 52g substance narkotike (nuk dihet lloji) dhe 19 g substancë narkotike e cila dyshohet të jetë marihuanë.
“Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes. I dyshuari ngarrkohet me veprat: Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autoruar i armës si dhe posedim i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotropike ose analoge”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.