Para pak çastesh në media u raportua se Njësia Speciale ka organizuar një aksion në Rrugën B në Prishtinë për arrestimin e disa personave.
Banorët të cilët në rrjetet sociale publikuan edhe pamje të shumta, treguan se aty janë përdorur edhe shok bomba, të cilat zakonisht përdoren për të tërhequr vëmendjen e të dyshuarve të rrezikshmërisë së lartë, shkruan Reporteri.net.
Pas tmerrit që shkaktoi tek qytetarët policia ka sqaruar rastin, duke thënë se nuk bëhet fjalë për asnjë aksion, por se ata po bënin xhirime për nevoja të tyre të brendshme.
Kujtojmë se kjo është bërë pa asnjë njoftim paraprak nga policia./Reporteri.net
Shikoni pamjet:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.