26 zyrtarë që po merreshin me numërimin e votave dyshohet të jenë helmuar para pak minutash në Qendrën e Numrimit dhe Rezultateve.
Siç raportuan mediat, ata patën skuqje në duar dhe fytyrë nga një kundërmim që doli nga zarfet e ardhura nga Serbia, shkruan Reporteri.net.
Ndërkohë, Policia e Kosovës e ka blinduar rrugën ku gjendet QNR-ja, dhe aty kanë ardhur edhe ambulancat të cilat po i bartin të helmuarit në QKUK.
Policia e ka konfirmuar rastin për Reporteri.net, mirëpo nuk kanë dhënë detaje, për të cilat ka sugjeruar të thirret Spitali dhe KQZ.
Nga KQZ nuk kanë dhënë detaje, e zyra për media e QKUK-së nuk i është lajmëruar gazetës. Reporteri ka provuar të kontaktojë me Shpend Fazliun, mirëpo ai nuk është përgjigjur
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.