×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Policia: Dëme të konsiderueshme nga zjarri në zonën industriale në Prishtinë

    Reporteri
    04 Korrik 2025 | 8:22

    Një objekt është përfshirë nga flakët në zonën industriale në Prishtinë, të enjten në mbrëmje.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    “Rreth orës 20:00, është raportuar për një zjarr aktiv në objektin e një kompanie në zonën industriale në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët po punojnë intensivisht për lokalizimin e zjarrit. Sipas informacioneve fillestare, dëmet janë të konsiderueshme, ndërkaq nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, ndërkaq, për të dalë në vendin e ngjarjes ka ftuar edhe zyrtarin për hetimin e shkaqeve të zjarrit”, tha ai.

    Policia ftoi qytetarët e zonës të shmangin lëvizjet përreth zonës për sigurinë e tyre dhe për të mos penguar intervenimin e ekipeve emergjente.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!