×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia në aksion, dënon me 150 euro shoferin që tejkaloi në vijë të plotë

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 9:28

    Policia e Kosovës, ka njoftuat se falë bashkëpunimit me media, ka pranuar informatën dhe foton se një pjesëmarrës në trafik ka kryer kundërvajtje rrugore duke bërë tejkalim në vijën e plotë dhe menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme për identifikimin e kundërvajtësit, me ç’rast edhe i është shqiptuar tiketa sipas ligjit mbi kundërvajtjet në trafik.


    “Policia e Kosovës falënderon mediat për bashkëpunim në parandalimin e kundërvajtjeve dhe njëkohësisht apelon për pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut, për një siguri më të madhe në trafik”, thuhet në njoftim.

    Dënimi i shqiptuar është 150 euro dhe 2 pikë negative. Kjo ka ndodhur në fshatin Lupç në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

    Ky është dënimi i dytë i kësaj forme i shqiptuar nga Policia e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!