×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia detyron të vetizolohet një mjek në Klinë, dyshohet se pati kontakt me të infektuar

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 9:55

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një mjek është raportuar që ka punuar në klinikën e tij private ilegalisht.


    Sipas njoftimit, mjeku, punëtorët dhe familjarët e tij janë futur në karantinë pasiqë dyshohet se kanë pasur kontak me të infektuar me koronavirus.

    “Rr. Sadik Rama, Klinë 25.03.2020-16:58. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (mjek), është hasur duke punuar në klinikën e tij private duke rënë në kundërshtim me vendimet e marra. I njëjti është vetë izoluar me punëtorët dhe familjen e tij pasi që dyshohet se ka pasur kontakt me disa klient që dyshohet të jenë të infektuar”, thuhet në njoftimin e policisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!