Policia e Kosovës e ka cilësuar si vetëvrasje vdekjen e një 24 vjeçari në poligonin “Katana” në Obiliq, shkruan Reporteri.net.
Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se viktima ka qëlluar vetën me armë, me ç ‘rast ka pësuar lëndime të rënda trupore.
I njëjti, është dërguar për trajtim në QKUK, ku pastaj nga mjekët përgjegjës është konstatuar vdekja e tij.
“VETËVRASJE
Rr. Hasan Prishtina, Obiliq, 01.12.2021 – 17:43. Raportohet se viktima mashkull kosovar dyshohet se ka qëlluar vetën me armë, me ç ‘rast ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima me autoambulancë është dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim mjekësor, ku pastaj nga mjekët përgjegjës është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.”, thekson raporti. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.