×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e kërkoi edhe me helikopter, kapet kosovari i dyshuar për vrasjen e një 32-vjeçari në Gjermani

    Reporteri
    15 Korrik 2022 | 21:16

    Pas të shtënave vdekjeprurëse ndaj një personi në Burghausen, Bavaria e Epërme, një i dyshuar është marrë në paraburgim nga policia në Austri.

    Kosovari 60-vjeçar është arrestuar nga policia austriake në anën tjetër të kufirit, tha të premten një zëdhënës i policisë.

    Për arsye të taktikave hetimore, ai ende nuk ka mundur të japë ndonjë informacion shtesë mbi prapavijën dhe motivin e krimit, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung.

    Sipas informacioneve, të shtënat kanë ndodhur mbrëmjen e së enjtes në një zonë industriale, në Burghausen. Një 32-vjeçar është qëlluar nga plumbat e shkrepur dhe si pasojë ka vdekur. Kalimtarët janë strehuar në vend të sigurt.

    Pas krimit, i dyshuari për vrasje është larguar me makinë nga vendi i krimit.

    Policia më pas e ka kërkuar të dyshuarin deri vonë në mbrëmje me një kontingjent të madh, përfshirë këtu dhe një helikopter. Për këtë qëllim janë ngritur edhe postblloqe.

    Rreth orës 1:30 të mëngjesit, zyrtarët austriakë kanë arritur ta arrestojnë atë, përcjell albinfo.ch. Që atëherë ai është në paraburgim në Austri, tha zëdhënësi i policisë. Ai po hetohet për një vrasje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!