Autor: Florjana Hoti
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për vjedhjen që ka ndodhur në një xhami në lagjen “Kodër e Dellit” në Prishtinë.
Mbetet e pa konfirmuar se çka kanë arritur të vjedhin hajnat në këtë vjedhje në Xhami, që ndodhi në rrugën “Sali Nivica”, të kryeqytetit.
“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rast vjedhje në një objekt në rrugën Sali Nivica në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net.
Përveç videos, Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka siguruar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes që ndodhi pak minuta më parë në Prishtinë.