×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës aksion me mëngjes në disa komuna, ndërlidhet me trafikim të armëve

    Reporteri
    25 Mars 2021 | 9:36

    Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion policor në disa komuna.


    Lajmin për Reporteri.net e ka konfrimuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani derisa ka thënë se operacioni ndërlidhet me parandalimin e trafikimit me armë.

    “Sot në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka filluar realizimin e një operacioni policor, i cili ndërlidhet me parandalimin e trafikimit me armë dhe veprimtari të tjera kriminale. Operacioni policor i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin kompetente. Pas përfundimit të operacionit, do të jepen informacione shtesë”, ka thënë ai.

    Kelani tha se pas përfundimit të operacionit do të jepen informacione shtesë.

    Kujtojmë se dje Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës dhe Prokuroria Speciale, kanë zhvilluar aksionin policor të nisur në tetor të vitit të kaluar, me ç’rast arrestuan 12 persona. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!