Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë asistuar zyrtarët e Ibër-Lepencit për të marrë në kontroll një objekt në Ujman.
Lajmin për gazetën online Reporteri.net e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.
Elshani ka thënë se kanë asistuar për Ndërmarrjen Hidroekonomike “IBËR – LEPENC” për të hyrë në një objekt pranë liqenit të Ujmanit në Zubin Potok.
“Kemi asistu Ibër Lepencin për të hyrë në një objekt në Ujman”, ka thënë Elshani duke mos dhënë më tepër detaje. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.