×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës del afër Kishës në oborrin e UP-së ku u mbajt liturgjia nga serbët

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 13:47

    Policia e Kosovës ka dalë në Kishën e braktisur që gjendet në kampusin e UP-së, e ku sot është bërë e ditur se peshkopi Teodosije i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit ka mbajtur liturgji.


    Në disa pamje të publikuara nga T7, në inspektim momentalisht shihen Policia e Kosovës.

    Kisha Ortodokse Serbe ka mbajtur një liturgji fetare gjatë ditës së sotme në kishën e kontestuar që ndodhet në oborrin e Kampusit Universitar të Prishtinës.

    Serbët janë rikthyer në kishën e papërfunduar që ndodhet në oborrin e Kampusit Universitar të Prishtinës, për herë të parë pas vitit 1998, shkruan Reporteri.net.

    Siç njoftoi Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit në Twitter, liturgjia u mbajt nga Peshkopi Teodosije.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!