×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës e ndaloi djalin e Vuçiqit për t’ia larguar bluzën me mesazhe provokuese, dalin pamje

    Reporteri
    28 Qershor 2023 | 19:17

    Djali i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Danilo Vuçiq, është ndaluar nga Policia e Kosovës gjatë qëndrimit të tij në Kosovë. Policia i ka hequr bluzën me mesazhe provokuese që ai mbante

    Policia e Kosovës e ka ndaluar djalin e presidentit të Serbisë, Aleksadar Vuçiq, Danilo Vuçiq, i cili po qëndron në Kosovë për shkak të festës së “Vidovdanit”.

    Pas përfundimit të ceremonisë, e cila u mbajt në Graçanicë, RTV Dukagjini ka publikuar pamjet ku shihet se Policia e Kosovës ka ndalur veturën ku ishte djali i presidentit të Serbisë për t’ia larguar bluzën me mbishkrimin “dorëzimi nuk është opsion”.

    Manifestimet e Vidovdanit, djali i Vuçiqit shfaqet në Graçanicë me bluzën me mbishkrimin “dorëzimi s’është opsion”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!