×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Policia e Kosovës hap konkurs pune për minoritetet në veri

    Reporteri
    11 Korrik 2024 | 11:06

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hapur konkurs pune për minoritetet në Drejtorinë Rajonale të Mitrovicës së veriut, shkruan Reporteri.net.

    Linkun për aplikim mund ta gjeni këtu.

    Njoftimi:

    Në bazë të Ligjit për Policinë, kreu V, neni 44, Ligjin e Punës Nr. 03/L-212, kreu II, neni 8, Ligji për Barazi Gjinore nr. 05/L-020, neni 5 dhe 6, Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi nr. 05/L-021, neni 7, Udhëzimin Administrativ 02/2023 mbi Marrëdhënien e Punës në Policinë e Kosovës, kapitulli III neni 7, neni 8 pika 1 dhe 2, dhe aprovimin e Drejtorit të Përgjithshëm datë: 03/07/2024, Policia e Kosovës për të gjitha minoritet shpall:

    K O N K U R S

    Për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet (Serb, Boshnjak, Turq, Goran, Romë, Ashkali, Egjiptian, Kroat, Malazez, Maqedonas).

    Vendi i punës: Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!