Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërhyrë në një konflikt në mes të disa nxënësve të një shkollë në Prishtinë ku ndaluan përshkallëzimin e këtij konflikti.
Përmes një komunikate për media, Policia ka bërë të ditur se disa nxënës e kishin lënë një takim për të ‘zgjidhur’ mosmarrëveshjet mes tyre.
“Reagimi policor për shoqëriminin e katër personave/nxënësve, në stacion policor, u realizua dje (08.10.2021), pas marrjes së informatave se personat në fjalë, ( nxënës të klasëve të nënta) kishin lënë një takim për të “zgjidhur” mosmarrveshjes mes tyre. Pas përfundimit të intervistimit, në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale, prindërve të nxënësve të përfshirë, personat e dyshuar janë proceduar më tej, në koordinim me prokurorin për të mitur
Vlerësojmë shumë, kontributin e secilit qytetar. Bashkëpunimi juaj me Policinë e Kosovës, po ndikon dukshëm në parandalimin e dukurive negative”, thuhet në komunikatë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.