×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës në aksion, kap 57 dele dhe 6 lopë ‘pa letra’

    Reporteri
    06 Korrik 2022 | 20:44

    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë kapur 57 krerë dele dhe 6 lopë, pa dokumentacion përkatës, që ishin tentuar të kontrabandoheshin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Ramijan të Vitisë.

    “Si rezultat i kësaj, në rastin e parë sot me datë 06.07.2022, rreth orës 17:10 në fshatin Ramijan, komuna e Vitisë, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohet automjeti kamionin e Mercedes Benz me targa kosovare të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar me iniciale (H. K), viti i lindjes 1971. Gjatë kontrollit zyrtaret policor kanë vërejtur se i dyshuari në rimorkio kishte të ngarkuar pesëdhjetë e shtatë (57) krerë dele për të cilat nuk posedonte kurrfarë dokumenti përkatës”, thuhet në njoftim.

    Rasti i dytë ka ndodhur në Pozhoran të Vitisë.

    “Gjatë kontrollit zyrtarët policor kanë vërejtur se i dyshuari në rimorkio kishte të ngarkuar gjashtë (6) krerë gjedhe (lopë) për të cilat nuk posedonte dokumente përkatëse. Kafshët dyshohet të jenë futur në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë se veriut”, thuhet në njoftimin e Polcisisë.

    Policia ka sqaruar se këto raste janë në proces të trajtimit nga njësitet policore kufitare nga drejtoria rajonale kufitare-Lindje në bashkëpunim me Prokurorinë përkatëse, Inspektorët e AVUK-ut dhe Doganën e Kosovës.

    “Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen dhe menaxhimin efikas të kufirit shtetëror, parandalimin e kontrabandës dhe krimit, në veçanti operacione të vazhdueshme policore po ndërmerren dhe do të ndërmerren në parandalimin dhe kontrabandimin e mallrave në përgjithësi”, thuhet në fund.

    Komunikata e plotë:

    Njësitë patrulluese të drejtorisë rajonale kufitare (DRK-Lindje) në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren.

    Si rezultat i kësaj, në rastin e parë sot me datë 06.07.2022, rreth orës 17:10  në fshatin Ramijan komuna e Vitisë, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohet automjeti kamionin e Mercedes Benz me targa kosovare të cilin e drejtonte  i dyshuari mashkull kosovar me iniciale (H. K), viti i lindjes 1971.

    Gjatë kontrollit zyrtaret policor kanë vërejtur se i dyshuari në rimorkio kishte të  ngarkuar pesëdhjetë e shtatë (57) krerë dele për të cilat nuk posedonte kurrfarë dokumenti përkatës.

    Në rastin e dytë, po ashtu sot rreth orës 17:45  në rrugën Viti-Pozhoran, komuna e Vitisë, është arritur të identifikohet automjeti kamionin e Mitsubish  me targa kosovare të cilin e drejtonte  i dyshuari mashkull kosovar me iniciale (M. B), viti i lindjes 1974.

    Gjatë kontrollit zyrtarët policor kanë vërejtur se i dyshuari në  rimorkio kishte të  ngarkuar gjashtë (6) krerë gjedhe (lopë) për të cilat nuk posedonte  dokumente përkatëse.

    Kafshët dyshohet të jenë futur në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë se veriut.

    Këto raste janë në proces të trajtimit nga njësitet policore kufitare nga drejtoria rajonale kufitare-Lindje në bashkëpunim me Prokurorinë përkatëse,  Inspektorët e AVUK-ut dhe Doganën e Kosovës.

    Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen dhe menaxhimin efikas të kufirit shtetëror, parandalimin e kontrabandës dhe krimit, në veçanti operacione të vazhdueshme policore po ndërmerren dhe do të ndërmerren në parandalimin dhe kontrabandimin e mallrave në përgjithësi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!