Disa tabloidë në Bograd sot raportuan se njësitet policore kanë filluar një aksion në veri ku synimi i të cilit është bllokimi i rrugëve alternative. Këto spekulime janë përgënjeshtruar nga Policia e Kosovës, shkruan Reporteri.net
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se nuk bëhet fjalë për ndonjë operacion konkret, por ka potencuar se Policia e Kosovës po kryen detyrat, bazuar në atoritetin saj të përcaktuar me ligj, shkruan Reporteri.net.
“Nuk ka asgjë konkrete. Policia e Kosovës po punon për të parandaluar krimin e organizuar dhe kontrabandimin, dhe të gjitha veprimet do të ndërmirren bazuar në autoritetin tonë ligjor”, është shprehur Kelani .
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.