×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës publikon pamje kur një person fshehë drogën në kamion, kërkon ndihmë për kapjen e tij

    Reporteri
    28 Tetor 2022 | 12:54

    Policia sot ka publikuar një video-incizim, ku shihet një person, të cilin është duke e kërkuar.

    “Personi i kërkuar është mashkull, i gjatë rreth 165 cm, i ndërtimit trupor i dobët, i njëjti kërkohet mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale ,,Blerja, posedimi shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 lidhur me nenin 275 paragrafi 1,pika 1.8 i KPRK-s e.”, ka bërë të ditur Policia.

    PK kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, që kushdo që posedon apo ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmërojë Policinë e Kosovës në formën dhe mënyrën që është më e përshtatshme.

    “Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm, ju informojmë se informacionet e juaja do të trajtohen si anonime, andaj në vijim keni numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese të PK-së: -192 dhe 080019999(pa pagës) -039/432 327 Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë apo edhe -E-mail adresa : info@kosovopolice.com”, informoi tutje Policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!