Policia e Shtetit ka dhënë detaje për plagosjen me armë zjarri të një shtetasi nga Kosova në Tiranë.
Sipas Policisë, rreth orës 14:35 në Spitalin e Traumës është paraqitur për ndihmë mjekësore një 33-vjeçar, i identifikuar me inicialet Gj. K., i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në rrugën “Egnatia”, për motive të dobëta.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet policore kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.