×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    Policia edhe sot aksion në Kaçanik në lidhje me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

    Reporteri
    25 Prill 2025 | 8:49

    Policia e Kosovës është duke zhvilluar edhe sot një aksion që ndërlidhet me rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, më 1 prill.

    Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar aksionin për gazetën online Reporteri.net.

    “Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante ka filluar një operacion policor, i cili po realizohet në komunën e Kaçanikut.

    Edhe në këtë rast pas përfundimit të operacionit policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, do të bëhen publike informacione shtesë”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për Reporteri.net.

    Policia e Kosovës, të hënën i ka arrestuar shtatë persona të dyshuar për “planifikimin dhe kryerjen e vrasjes” së rreshterit Muhamed Lika.

    Ndaj shtatë të akuzuarve Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaj.

    Muhamed Lika u vra natën e 1 prillit në shkallët e ndërtesës ku jeton, derisa po kthehej në banesën e tij nga puna.

    Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, thanë gjatë një konference për media të hënën se dyshimet e para janë se motivet e vrasjes kanë të bëjnë me punën e rreshterit si zyrtar policor.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!