Familja e të dyshuarit për vrasjen dhe plagosjen e mbrëmshme në Marmull të Gjakovës po ruhet edhe nga policia e Kosovës. Patrullat janë vendosur pranë shtëpisë së Alfred Gjugjës, qysh mbrëmë, pak pasi ndodhi krimi.
Kërkesën për një gjë të tillë e ka bërë Prokuroria Themelore e Gjakovës, shkruan portali Kallxo.com. Kjo masë, sipas Prokurorisë së Gjakovës do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim.
Gjugja u arrestua mbrëmë rreth orës 21:00, gati dy orë e gjysmë pas vrasjen dhe plagosjes që ndodhi në fshatin Marmull.
Por, ai ka ndryshuar deklaratën e tij më të mbërritur avokati i tij Ndrecë Dodaj, dhe më pas nuk ka pranuar të flasë, duke u mbrojtur në heshtje, para hetuesve dhe prokurorit për ngjarjen që ndodhi të hënën rreth orës 18:30, në fshatin Marmull, pak kilometra larg qytetit të Gjakovës.
Ndryshe, Prokuroria në Gjakovë ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh ndaj të arrestuarit si i dyshuar për vrasjen e rreth 40 vjeçarit Tunë Bezhi. Vendimin për këtë, Gjykata Themelore e Gjakovës pritet ta marrë nesër. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.