Një incident mes një vëzhguesi të PDK-së dhe një të VV-së, dyshohet se ka ndodhur në një qendër votimi në Prekaz të Epërm, përkatësisht në qendrën e votimit “Azem Bejta”.
Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, tha për T7 se është marrë një informatë për një dyshim të konfrontimit mes dy apo më shumë personave.
“Policia e Kosovës është marrë me rastin dhe po i interviston palët, ta shohim se pas intervistimit se a ka qenë konfrontim apo rrahje, informata e parë ka qenë që është konfrontim, e policia ka intervenu”, tha Kelani në T7.
“Policia është aty dhe prokurori, presim rezultatet pas konfrontimit të intervistës”, shtoi ai.
Sipas raportimeve të mediave, të përfshirë kanë qenë Iliri Mynishi nga VV dhe Kushtrim Fazliu nga PDK.
Raportohet se rasti ka ndodhur për shkak të një bexhi. Policia është duke intervistuar palët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.