×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia gjobit mbi 2 mijë qytetarë për mos-respektim të masave anti-COVID

    Reporteri
    10 Shtator 2021 | 10:08

    Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2 mijë e 238 tiketa në bazë të Ligjit anti-COVID.


    Kështu është bërë e ditur përmes raportit ditor të Policisë së Kosovës.

    Sipas këtij raporti, janë shqiptuar po ashtu edhe 1 mijë e 717 tiketa trafiku, teksa janë arrestuar 26 persona.

    Në këtë raport është bërë e ditur po ashtu se 14 persona janë dërguar në mbajtje.

    Teksa, 8 persona të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!